Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirus dhe fatmirësisht asnjë me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës. Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142. Në total numri i rasteve aktive është 509.

/TV Malisheva

Share.