Po kërkoni një recetë të shpejtë, të thjeshtë dhe të shijshme, si ju dhe familjen tuaj? Atëherë kjo është receta që bën për ju.
Torta me fruta mali është një ndër tortet me shije të lehtë verore.
Një torte të tillë çdoherë e ofron Bardha’s cake, e cila është tashmë e zgjedhur si “mbretëresha e torteve”.
 Por Bardha’s cake çdo ditë e më shumë po sjell ëmbëlsira e kokteje nga më të ndryshmet.
Linku i faqes:
Receta
Peta
3 vezë
1 gotë çaji sheqer
1 sheqer vanile
I rrahim mirë me mikser deri të bëhet shkumë. Pastaj i shtojmë
1 gote çaji qumësht
1/2 gotë çaji vaj
1 gotë e ujit miell
2 lugë çaji pluhur për pjekje
E pjekim në temperaturë 180 gradë përafërsisht 20min.
Filli me fruta mali
400gr fruta mali i ziejmë në tenxhere me 2 lugë nisheste dhe 4 lugë sheqer (sheqerin e shtojmë sipas ëmbelsisë që preferojmë)
Këtë masë e hedhim mbi kek dhe e lejmë në frigorifer. /TV Malisheva

Share.