24 pacientë të infektuar me SARS CoV2 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 19 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 6 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Share.