Një irakian ka vrarë vrau nënën, vëllain dhe dy motrat e tij nën efektin e drogës. Ali Habib, i lindur në vitin 1999, ishte nën efektin e një droge të paspecifikuar kur qëlloi katër anëtarë të familjes së tij: nënën, vëllain dhe dy motrat e tij, sipas një zyrtari të policisë.
Burri u arrestua më pas. Vrasja e katërfishtë ndodhi në Qat, kryeqyteti i provincës Ouazit.
Kjo provincë që kufizohet me Iranin është bërë një rrugë kryesore e trafikut të drogës, veçanërisht metamfetaminës kristal (një drogë sintetike) ashtu si edhe provincat fqinje.
Sipas policisë dhe diplomatëve perëndimorë në Irak, droga vjen nga Libani, Siria dhe Irani. Por Iraku nuk është vetëm një vend tranzit: shitja dhe përdorimi i drogës ka parë një rritje të madhe në vend vitet e fundit./TV Malisheva