Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar pesë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 274.

Në total numri i rasteve aktive është 94.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

/TV Malisheva

Share.