Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.063 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 25 qytetarë.

Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërkohë që janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, që të shfrytëzojnë ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim.

Statistika

Raste të reja ditore 25

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4063

Testime totale 875,262

Raste pozitive 132,853

Raste të shëruara 130,125

Raste Aktive 272

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 103

Vlorë 26

Elbasan 26

Kukës 25

Durrës 22

Lezhë 21

Shkodër 17

Fier 14

Berat 11

Korçë 6

Gjirokastër 1

/TV Malisheva

Share.