Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme janë 626 pacientë të shtrirë, 527 të konfirmuar Covid-19 pozitivë dhe 470 me oksigjeno-terapi.
Sipas raportit të ShSKUK-së, 26 në gjendje të rënduar shëndetësore./TV Malisheva
Në QKUK, 236 pacientë të shtrirë, 201 prej tyre Covid-19 pozitivë, 185 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 110 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 71 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 390 pacientë, 326 prej tyre Covid-19 pozitivë, 285 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 75 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 103 pacientë
– Spitali i Pejës, 69 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 80 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 42 pacientë