Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 27 raste të reja me koronavirus nga 812 testime dhe fatmirësisht asnjë me përfundim fatal.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.272 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.968. Në total numri i rasteve aktive është 550.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

/TV Malisheva

Share.