Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe një person ka vdekur.

Në 24 orë janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.

Në total numri i rasteve aktive është 9.771./TV Malisheva

Share.