Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 4 fëmijë të konfirmuar me COVID 19, po mjekohen në klinikën e pediatrisë në QKUK.
SHSKUK bën të ditur se një pacient është i shtirë në mjekimin intensiv.
Në bazë të raportit të datës 19 gusht 2022, në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 28 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve:
Klinika Infektive, 4 pacientë + 1 në Mjekimin Intensiv
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7
Spitali i Prizrenit, 7
Spitali i Pejës, 3
Spitali i Gjilanit, 3
Spitali i Mitrovicës, 1