Sot janë bërë 28 vjet nga rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit Remzi Hoxhës.
Familjarët e tij e kanë kujtuar atë përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
Pas 25 vjet kërkimi, familja e Remzi Hoxhës kishte vendosur që të ndërpresë kërkimet për biznesmenin e zhdukur.
Biznesmeni Remzi Hoxha më 21 tetor 1995 ishte rrëmbyer në vendin e tij të punës në Shqipëri dhe zhdukja e tij paraqet një nga ngjarjet më misterioze në vitet e demokracisë së shtetit shqiptar.
/TV Malisheva