Diego Armando Maradona vdiq një vit më parë, më 25 nëntor 2020, për shkak të problemeve në zemër.

Maradona ishte duke u shëruar nga një operacion në tru, i cili zgjati 80 minuta dhe kaloi pa asnjë vështirësi, shkruan TV Malisheva.

Por, më pas, ish-futbollisti legjendar shfaqi shenja të problemeve me zemrën dhe e vazhdoi mjekimin në shtëpi.

Mjeku Nelson Castro tashmë ka zbuluar disa detaje të panjohura.

“Zemra e Maradonës peshonte gjysmë kilogrami, zakonisht peshon 300 gramë. Ai kishte zemër të madhe, zemrën e një sportisti, por edhe problem në të”, thotë Castro.

Castro ka konfirmuar se Maradona ishte varrosur pa zemër, derisa ka zbuluar edhe arsyet.

“Një grup i tifozëve planifikuan t’ia vidhnin zemrën. Ata dështuan. Zemra e tij u hoq shkaku i studimit, ishte e rëndësishme të caktohej shkaku i vdekjes së tij”, shpjegoi ai.

Share.