Ka përfunduar derbi mes skuadrës së Ballkanit dhe asaj të Gjilanit, ku pas 90′ minutave lojë të zhvilluara skuadra mysafire ka arritur të arkëtojë pikët e plota.
Skuadra e Gjilanit ka arritur si mysafire ta mposht Ballkanin me rezultat minimal 1:0, përcjell TV Malisheva.
Golin e vetëm në ndeshje, dhe të fitores për skuadrën e Gjilanit e shënoi sulmuesi shqiptar Gerhard Progni në minutën e 77′.
Me këtë fitore, Gjilani e mbyll stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës si kampion, duke arkëtuar gjithsej 35 pikë në vendin e parë.
Në anën tjetër, skuadra e Ballkanit tani zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 33 pikë të arkëtuara.
Kjo ishte ndeshja e fundit e Superligës së Kosovës për stinorin vjeshtor.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Gjilanit.