Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 24 raste të reja me koronavirus nga 810 testime dhe fatmirësisht asnjë rast i ri i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.118 doza të vaksinës. Deri më sot 820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953.
Në total numri i rasteve aktive është 538.
Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
/TV Malisheva