Për të katërtën herë radhazi, klubi i volejbollit ‘KVF Malisheva’ në bashkëpunim me Komunën e Malishevës dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës, organizon turnirin në volejboll, për nder të 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ky turnir do të fillojë sot nga ora 17:00, në sallen e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU) “17 shkurti” në fshatin Banjë, raporton TV Malisheva.

 

Postimi i plotë:

🇽🇰 TURNIRI I PAVARËSISË NË VOLEJBOLL 🇽🇰

Klubi i Volejbollit Malisheva në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Malishevës dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës, organizon Turnir në Volejboll të Martën më datë: 15/02/2022 duke filluar nga ora 17:00 në Sallen e SHFMU “17- Shkurti” në Banjë.

Në këtë Turnir i cili organizohet për her të katërt me radhë, janë ftuar 3 ekipe të Volejbollit të Femrave nga qytetet fqinje.

Ekipet pjesmarrëse në Turnir:

1) “Kv.Malisheva” -Malishevë

2) “Kv.Theranda” -Suharekë

3) “Kv.Feronikeli” -Drenas

4) “Kv.Vëllaznimi” -Gjakovë

Kv.Malisheva falënderon përzemërsisht Komunën e Malishevës dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës të cilat po vazhdojnë mbështetjen ndaj Klubit në qdo aktivitet.

Të gjitha klubeve pjesmarrëse ju urojmë suksese dhe gjithashtu i falënderojmë për gadishmërinë për ta nderuar Turnirin dhe Malishevën.

Urime 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës 🇽🇰

Me respekt, “Kv Malisheva”.

Share.