Në pikën kufitare “Bllacë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është parandaluar kontrabanda e pesë kilogramëve bizhuteri ari në vlerë prej 156 mijë eurosh, njoftoi sot Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut.

Siç saktësohet, ajo bizhuteri ari është gjetur pasditen e djeshme në një veturë me targa serbe, e drejtuar nga një shtetas maqedonas, e fshehur në një “bunker” të prodhuar posaçërisht.

Bizhuteritë e fshehura prej floriri janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të asaj veture në dalje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa doganierët e kanë gjetur “bunkerin” kur kanë vërejtur parregullsi në mes dy karrigeve të përparme, gjegjësisht se kaviteti mbi gazin ishte i mbyllur.

Në “bunker” janë gjetur 10 pako me bizhuteri ari në vlerë prej 9.604.430 denarë, me peshë të përgjithshme prej 5.097,59 gram, thuhet në njoftimin e Drejtorisë doganore të Maqedonisë së Veriut.

Shtohet se bizhuteritë e arit dhe automjeti i pasagjerëve janë konfiskuar përkohësisht dhe ndaj drejtuesit të mjetit do të ngrejë kallëzim penal.

/TV Malisheva

Share.