Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me covid-19.

Kjo është e bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike  të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1003 raste, prej tyre 868 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 86 persona./TV Malisheva

 

Share.