Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 21 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës, përkatësisht me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2897 raste, prej tyre 2735 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 77 raste./TV Malisheva

Share.