Qielli i mbuluar me re, re që shkarkonin rrufe, rrufe që goditnin në çdo cep të Kosovës, Forcat pushtuese serbe, kishin pranuar humbjen, kjo humbje shkaktoi pezëm tek forcat paramilitare serbe, këtyre forcave ju kishte humbur plotësisht kontrolli nga sulmet ajrore te NATO-s. Serbët si hakmarrje filluan të zbatonin strategjinë e” tokës së djegur ” ishte natë tmerri e luftës së fundit, ishte një ndër netët e errëta në Kosovë që ndodhnin në kohë lufte. Natë që do të mbahet mend perjetësisht, natë që do të identifikohet me jetën dhe vdekjen, me qëndresën dhe sakrficën, me dëbimin dhe vendosmërinë për të qëndruar në atdhe. Sa herë që përmendet 31 marsi i vitit 1999, në Komunën e Malishevës kujtohet Maskra e Burimit, në Vrellën e Mihillit, masakër që tregoi që liria peshon më shumë se çdo gjë tjetër në jetë.
31 marsi ishte dita më kobëzezë në fkëto anë, dëgjoheshin britma fëmijesh, ofshama burrash, britma grashë, sy të përlotur, krisma, granatime, zjarre, jeta ishte mbytur. Banorët kishin lëshuar shtëpitë e tyre, askush nuk dinte se çfarë do të ngjante, secili priste vdekjen dhe mendote se kur do vritej. Asnjëri nuk dinte ka të shkonte, askush nuk mundte të merrrte guximin të merrte drejtimin sepse nuk kishin ka të shkonin. Vendbanimet  granatoheshin  nga drejtime të ndryeshme. Ecjet  e ores ofronin  errësirën, errësirë me shumë të panjohura. Banoret u zhvendosën në Gurbardh,Burim, Turjakë, Panorc e vende tjera .
Më 31 mars popullata u zë peng nga forcat paramilitare serbe, po në këtë datë ndodhi ajo që pritej: Në Burim në vendin e quajtur Vrella e Mëhillit u ekzekutuan dhe u masakruan 42 persona, .Gjatë këtij ekzekutimi forcat serbe vranë fëmijë, burra, pleq, gra pa perjashtuar edhe persona me novoja te veçanta.
Në këtë masakër u ekzekutuan këta persona :
Nga ky ekzekutim shpëtoi Nuredin Amrush Morina ,(deshmitar , tani i ndjerë )Astrazup
Dëshmorët, të rënit për liri,masakrat, tregojnë se edhe Malisheva ka qenë  pjesë e krenarisë, pjesë e dhimbjes, pjesë e sakrifices, dhe pjesë e pandahshme e atdheut.
Flijimi i tyre do të jetë pjesë e historisë kombëtare, kjo është dëshmi se atdheu ynë është i brumosur në heroizëm dhe sakrificë sublime.
Trupat e tyre do të prehen të qetë atëherë kur të triumfon drejtësia .
I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës !
Lavdi !
/TV Malisheva/

Share.