Dega e LDK-së në Malishevë shënon sot 32 vjetorin e themelimit të saj, raporton TV Malisheva.

Nga postimi në Facebook, dega e LDK-së në Malishevë e quajti këtë parti me rëndësi të madhe dhe kontribut dhënëse në procese të shumta.

“32 vite rrugëtim nëpër të gjitha proceset e kohës LDK kishte rolin e saj kyç edhe në situatat më të vështira e që dha kontribut të veçantë. Partia e Dr.Ibrahim Rugovës, me potencialin e saj intelektual duke u ballafaquar me regjimin e kohës për të drejtat e qytetarëve bëri histori, sot në këtë 32 vjetor dega jonë përkujton dhe nderon të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi dhe realizimi të vizionit.”

 

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë e simpatizantë,

Të nderuar aktivistë e veprimtarë të LDK-së,

Sot 24 janar, dega e LDK-së në Malishevë shënon 32 vjetorin e themelit të saj, andaj më lejoni që në emër të të gjitha strukturave të LDK-së t’iu uroj këtë datë me rëndësi të veçantë, ditën e themelimit të degës sonë.

32 vite rrugëtim nëpër të gjitha proceset e kohës LDK kishte rolin e saj kyç edhe në situatat më të vështira e që dha kontribut të veçantë. Partia e Dr.Ibrahim Rugovës, me potencialin e saj intelektual duke u ballafaquar me regjimin e kohës për të drejtat e qytetarëve bëri histori, sot në këtë 32 vjetor dega jonë përkujton dhe nderon të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi dhe realizimi të vizionit.

Edhe në ditët e sotme LDK dega në Malishevë vazhdon dhe do të vazhdoj kryej funksionin e saj politik duke punuar mbi bazat e vizionit të cilit është themeluar sot e 32 vite më parë.

Urime ditën e themelit të degës së LDK-së në Malishevë.

Me respekt,

Kryetari i degës

Bajrush Hoti

May be an image of 12 people, people standing and indoor

Share.