Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 33 aksidente në trafik, prej të cilëve 15 kanë qenë me të lënduar dhe 18 të tjerë vetëm me dëme materiale.
Për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 908 gjoba.
Gjatë ditës së djeshme, policia njofton se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 31 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse 4 të tjerë në vuajtje të dënimit./Tv Malisheva