Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raportimeve nga klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, janë në trajtim 545 pacientë nga Sars- Cov-2.
Sipas ShSKUK, 438 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 419 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
“Në QKUK janë të shtrirë 231 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 171 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 194 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 93 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 37 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 314 pacientë
20 në gjendje të rënduar
267 të konfirmuar pozitivë
225 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 47 pacientë
Spitali i Gjakovës, 64 pacientë
Spitali i Pejës, 75 pacientë
Spitali i Gjilanit, 41 pacientë
Spitali i Ferizajt, 38 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 37 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë. /TV Malisheva