Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.721 doza të vaksinës.

“Deri më sot 818.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230”, thuhet në njoftim.

Në total numri i rasteve aktive është 644.

/TV Malisheva

Share.