Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 33 persona, ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja.

Kjo është e bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

 Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë me covid-19, janë regjistruar 4224 raste, prej tyre 4054 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 83 raste.

/TV Malisheva

Share.