Kërcimtarë nga e gjithë bota do t’i bashkohen festivalit “Albania Afro Latin Festival 2022”.

Për të tretën herë me radhë, mbi dy mijë qytetarë do të bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtar në plazhin e Golemit.

Në hotelin “Grand Blue Fafa” do të akomodohen të gjithë mysafirët, ku do të kenë mundësinë për gjashtë ditë radhazi të performojnë vallëzime salsa, bachata e krizomba.

Ky festival është organizuar dy herë në “Grand Blue Fafa”, ndërkaq një herë në “Fafa Premium” në Mal të Robit.

/TV Malisheva

Share.