Një ekip anglez u xhudos ka arritur në Kosovë ku për qëllim kanë rritjen e performancës së tyre duke u stërvitur bashkë me ekipin e Kosovës të xhudos në Pejë.
Trajneri Driton Kuka ka thënë se janë shumë ekipe dhe trajnerë më nam botëror që po e vizitojnë qendrën nacionale të xhudos në Pejë.
Madje, sipas tij, trajneri që ka arritur me ekipin anglez, kishte ardhur në Kosovës pas luftës me ushtrinë angleze.
Ja postimi i plotë i Kukës në “Facebook”:
Qendra Nacionale në Pejë …
Foto me pamje të mrekullueshme të bjeshkëve që rrethojnë qytetin tonë
Trajnerë me nam nga mbarë nota me ekipet e tyre po qëndrojnë këto ditë në Pejë!
Kësaj radhe e veçantë ardhja e ekipit anglez në vendin tonë. Një prej tyre kishte zbarkuar me ushtrinë angleze si ushtar pas luftës e tash po vjen si trajner me ekipin e xhudos për të stërvitur me ekipin tonë për të rritur performancën e ekipit të tij!