Skuadra e Gjilanit para pak çastesh e ka konfirmuar transferimin e futbollistit Mevlan Zeka në skuadër.
Zeka, i cili ishte pjesë e Ballkanit në sezonin e kaluar, ka nënshkruar marrëveshjen e re me Gjilanin e cila është e vlefshme për dy vitet e ardhshme, me mundësinë e vazhdimit, përcjellë TV Malisheva.
Sulmuesi i krahut ka luajtur në disa prej klubeve më të mira kosovare dhe në disa jashtë vendit, duke fituar tre tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën e Kosovës.
Postimin e Gjilanit e gjeni më poshtë.