Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që nga përhapja e pandemisë COVID-19, së bashku me doktorët kanë qenë në vijën e parë të ‘fronit’.
Kontaktet e policëve më shumë qytetarë e zyrtarë shtetëror, në zbatim të masave të menaxhimit të pandemisë, ka bërë që një numër i madh i tyre të infektohen me COVID-19, e ka pasur prej tyre që edhe kanë humbur jetën .
Drejtori i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti ka thënë se që nga fillimi i pandemisë, se mbi 300 pjesëtarë të policisë janë të prekur nga COVID-19.
“Pa dyshim që edhe Policia e Kosovës si të gjithë qytetarët tjerë nuk është imune ndaj pandemisë,duke pasur parasysh që pas mjekëve policia në baza ditore ka qenë në fronin e parë në shërbim të qytetarëve, me kontakte të shumta kemi pasur edhe pjesëtarë të policisë të infektuar.
“Gjithsej kemi pasur 348 zyrtarë të infektuar 146 janë shëruar dhe fatkeqësisht kemi 2 të vdekur. Aktualisht janë 200 pjesëtarë aktiv me COVID-19, 9 janë duke u trajtuar në spital, 191 janë në shtëpi”, është shprehur ai.
Ahmeti ka thënë se që nga filmi i përhapjes së pandemisë, policia ka qenë e angazhuar me kapacitetet të plota në parandalimin e pandemisë COVID-19. Aktualisht sipas tij janë të angazhuar 400 mijë pijetarë të policisë për të zbatuar planin e Qeverisë.
“Pas vendimit të fundit të Qeverisë, Policia e Kosovës ka angazhuar kapacitete të plota, kemi angazhuar mbi 4 mijë polic në një orar prej 12 orësh që janë të angazhuar ekskluzivisht në implementim të vendimit të Qeverisë në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, ndërsa pjesa tjetër pa i llogarit policinë kufitare që kryejnë detyrat e tyre të rregullta, e që edhe ata në një mënyrë apo tjetër angazhohen në implementim të planit për zbatimin e masave”, ka thënë ai.
Sipas tij, plani për menaxhimin e pandemisë, po zbatohet në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në komunat veriore të vendit.
“Policia e Kosovës operon së një organizatë e vetme në tërë territorin e Kosovës , edhe në komunat veriore të Kosovës zbatohet plani jonë operativë dhe respektohen vendimet e Qeverisë së Kosovës pa asnjë përjashtim”, është shprehur drejtori i operacioneve.
Ahmeti ka treguar se Policia e Kosovës është duke kryer të gjitha punët tjera që janë në kompetencë të saj./Tv Malisheva