Më 22 qershor të vitit 1986, Diego Armando Maradona prodhoi njërën nga ngjarjet më të bukura në futboll.

Asokohe zhvillohej çerekfinalja mes Argjentinës dhe Anglisë në Kupën e Botës në Meksikë e cila ishte plot spektakël.

Ndeshja zhbllokohet me atë që do të hyjë në histori si “Mano de Dios” e njohur ndryshe si “Dora e Zotit”, një prekje me dorë e cila kishte mashtruar portierin, përcjellë TV Malisheva.

Maradona mashtron portierin anglez, Shilton, dhe me grushtin e tij arrin që ta dërgojë topin në portë, duke kaluar kështu Argjentinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 51′.

Golin e njohur me nofkën “Dora e Zotit” nga Maradona e gjeni më poshtë.

/TV Malisheva

Share.