Lufta e Ukrainës nuk po zhvillohet vetëm në qytet ukrainase, por edhe në internet. Ushtarët që shpalosin shumë informacione online mund t’i zbulojnë bazat ushtarake dhe vendet e fshehta.
Kjo është pikërisht ajo që u ka ndodhur ushtarëve rusë muajin e kaluar, raporton the Financial Times të martën.
Sipas artikullit i cili bazohet në deklaratat e hakerëve ukrainas, ushtarët kanë rënë pre e profileve të rreme të grave atraktive në rrjetet sociale.
Sipas raporteve, grupi i hakërreve ukrainas Hackyourmom ka identifikuar një bazë ushtarake afër Melitopolit në Ukrainë. Ata thonë se kanë kontaktuar me ushtarët rusë përmes profileve false të krijuara në Facebook dhe rrjete tjera sociale, duke i nxitur t’u dërgojnë fotografi.
“Rusët gjithmonë iu dërgojnë vajzave broçkulla për t’u dëshmuar se ata janë luftëtarë”, ka thënë kreu i grupit, Nikita Knysh.
Me ndihmën e fotografive të dërguara nga ushtarët, grupi i hakerëve ishte në gjendje të zbulojë bazën ushtarake. Kjo e dhënë ka kaluar tek ushtria ukrainase. Pak ditë më vonë ushtria në Kiev ka shkatërruar këtë bazë të ushtrisë ruse.
Nuk dihet saktë se cila bazë ka qenë, por sipas portalit “Ukrainska Pravda”, forcat ukrainase kanë shkatërruar një bazë të madhe ushtarake ruse në Melitopol në fund të gushtit. Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar se çfarë roli kanë pasur hakerët rusë në këtë sulm.
/TV Malisheva