Klubi anglez, Chelsea, ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel vetëm gjashtë ndeshje pas fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës.

Tani, siç raportohet nga “Sky Sports”, Chelseat i është lejuar nga Brightoni që të bisedojë me trajnerin e këtij të fundit, Graham Potter.

Besohet se Potter do të takohet sot me pronarin e ri të Chelseat, Todd Boehly, përcjellë TV Malisheva.

Chelsea thuhet se e ka bërë të qartë se është i gatshëm që të paguajë klauzolën e nevojshme drejt Brightonit për të siguruar shërbimet e Potter.

Po ashtu, klubi londinez do të provojë që të bisedojë edhe me dy trajnerë të tjerë, francezin, Zinedine Zidane dhe argjentinasin, Mauricio Pochettino.

/TV Malisheva

Share.