Në Maqedoni janë shënuar 37 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa janë shëruar 131 pacientë dhe katër të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona.

Rastet pozitive me më së shumti të infektuar është Shkupi me 20 pacientë, Kumanovë 3, shtip-1, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1 dhe Koçanë-2.

Një pacientë nga Vinica i moshës 57 vjeçe, dy pacientë nga Ohri 77 dhe 57 vjeç dhe një nga Struga i moshës 74 vjeçare, raporton Alsat M.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15827, i pacientëve të shëruar 13315 dhe i personave që kanë ndërruar jetë 652.

Ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 1860. /TV Malisheva

Share.