Së shpejti po hyjmë në vitin 2023, i cili në aspektin astrologjik do të sjellë shumë ndryshime për të gjithë.
Disa shenja, si Demi dhe Gaforrja, do të përjetojnë përmirësime dhe do të jenë të kënaqur me mundësitë që u hapen, por disa do të përballen me sfida më shpesh. Megjithatë, viti i ardhshëm do të jetë veçanërisht i ngarkuar për një shenjë, e ajo është Virgjëresha.
Personat e lindur mes 23 gushtit dhe 22 shtatorit mund të presin shumë sfida. Ata njihen për dëshirën e vazhdueshme për të pasur kontroll dhe frikë nga ndryshimi më i vogël, por kjo mund t’u kushtojë shumë mundësi të mira. Kjo shenjë e tokës simbolizon arsyen dhe pragmatizmin, që do të thotë se është e vështirë për këta njerëz të mbështeten te fati sepse nuk besojnë në të.
Viti i ardhshëm do të sjellë disa njohuri të rëndësishme. Edhe pse janë njerëz të fortë dhe të pavarur, ata do të kuptojnë se kanë nevojë edhe për dikë që do t’i mbështesë vendimet e tyre dhe që do t’i ndihmojë të përballen me sfidat e jetës.
Nuk do të jetë e lehtë për ta të gjejnë dikë të tillë, veçanërisht për shkak të natyrës së tyre komplekse. Ata do të ndeshen me njerëz të gabuar, egoistë, të rezervuar apo të pasinqertë, të cilëve nuk do të mund t’u besojnë.
Por jo gjithçka është aq e zezë. Nga mesi i majit deri në fund të vitit ata do të gëzojnë mbështetjen e Jupiterit te Demi, ndaj çdo gjë që u ndodh do të ketë një kuptim më të thellë. Nëse janë mjaft perceptues dhe të mençur, do të nxjerrin mësime të rëndësishme nga përvojat e ardhshme që do t’u hapin rrugën drejt lumturisë.