Rikthehet “Golden Globes” pas dy vitesh mungesë
Pas skandalit dhe bojkotit që përfshinë Shoqatën e Shtypit të Huaj të Hollivudit qe shkaktuan ndërprerjen e transmetimit të “Golden Globes” nga televizioni për një vit, nominimet e “Golden Globes 2023” u njoftuan drejtpërdrejt sot nga Mayan Lopez dhe Selenis Leyva në emisionin e mëngjesit “Today” në NBC, sipas Associated Press (AP).
“Golden Globes” do të transmetohet në televizion më 10 janar, nën drejtimin e komedianit, Jerrod Carmichael.
Shfaqja e këtij viti mund të jetë e paharrueshme për Shoqatën e Shtypit të Huaj të Hollivudit, organizata që prezanton “Golden Globes”. Një hetim i “Los Angeles Times” në fillim të vitit 2021, zbuloi se grupi nuk kishte anëtarë me ngjyrë, duke nxitur akuza për parregullsi etike. Shumë yje dhe studio kinematografike thanë se do të bojkotonin shfaqjen. Gjithashtu, Tom Cruise i ktheu tre Çmimet e tij Golden Globe.
NBC, vitin e kaluar, anuloi transmetimin televiziv i planifikuar në janar. Në vend të kësaj, Çmimet e tij Golden Globe u mbajtën në heshtje në një sallë në Beverly Hilton pa asnjë yll të pranishëm. Fituesit u shpallën në Twitter.
Tani, “Golden Globes” do të bëjë një rikthim. Pyetja më e madhe rreth nominimeve nuk është se kush do të nominohet, por si do të përgjigjet Hollywood-i. A do të pasojnë deklaratat e zakonshme për shtyp dhe festimet ne median sociale? Ose shumë prej tyre do të marrin drejtimin e Brendan Fraser, një kandidat i mundshëm këtë vit, për performancën e tij në “The Whale”, i cili tha se nuk do të marrë pjesë në Çmimet Golden Globe.
Të nominuarit për filmin më të mirë, dramë, janë: “The Fabelmans”, “Top Gun: Maverick”, “Elvis”, “Tár” dhe “Avatar: The Way of Water”.
Të nominuarit për filmin më të mirë, komedi apo muzikal janë: “The Banshees of Inisherin”, “Everything Everywhere All at Once”, “Glass Onion: A Knives Out Mystery”, “Babylon” dhe “Triangle of Sadness”.
“The Banshees of Inisherin” e Martin McDonagh kryesoi të gjithë filmat me tetë nominime, duke përfshirë nominimet për aktorët; Colin Farrell, Brendan Gleeson, Kerry Condon dhe Barry Keoghan.
Komedia aksion e Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert “Everything Everywhere all at Once” u rendit në vendin e dytë me gjashtë nominime, duke përfshirë nominimet për aktorët; Michelle Yeoh, Ke Huy Quan dhe Jamie Lee Curtis.
Ndër të nominuarit për aktorin më të mirë në një dramë është Brendan Fraser. Fraser tha se nuk do të marrë pjesë në Golden Globes, pasi në vitin 2003, ai ishte ngacmuar seksualisht nga Philip Berk, një ish-anëtar i HFPA dhe ish-president i organizatës.