Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 39 aktakuza kundër 41 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar për vepër penale dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 15 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale./TV Malisheva

Share.