Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Terviso të Italisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për S.Gj, i cili banonte në San Biagio.
Po ashtu mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me motorin e tij për në punë kur është përplasur nga një furgon tip ‘Fiat Punto’. Ndonëse shqiptari u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve.
39-vjeçari ishte duke shkuar për në punë, në Atena, një kompani në zonën e Carbonera.
/TV Malisheva