Aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 543 raste aktive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) së fundmi ka raportuar për një vdekje dhe 64 raste të reja pozitive me COVID-19.

Ndërsa që nga 13 marsi i 2020-tës kur edhe janë paraqitur rastet e para pozitive me COVID-19, në Kosovë janë 107 mijë e 3 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 2 mijë e 227 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.297 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 64 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Gjilan 1 rast (72 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.543”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë./TV Malisheva

Share.