Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19 dhe po aq raste të reja janë regjistruar sot.

Kështu është e bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë së Covid-19, e deri më sot, me covid janë regjistruar 1077 raste, prej tyre 974 janë shëruar, 51 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 50 persona./TV Malisheva

Share.