Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar katër persona të cilët ishin të prekur me cvoid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri me covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rasti i sotëm i prekur me covid-19, është nga fshati Gajrak, ndërsa numri i rasteve aktive është 27 raste.
Gjendja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 201 raste, prej tyre, 156 janë shëruar, 27 raste mbesin aktive, ndërsa 18 persona kanë vdekur./TV Malisheva