Mbetet i lartë numri i të prekurve me COVID-19 ne Maqedoninë Veriore. Në 24 orët e fundit nga 2 mijë 6 teste të kryera pozitiv kanë rezultuar 141 persona.

Më së shumti raste ka në Shkup-51, më pas në Kumanovë-19 dhe në Shtip 15 raste të reja.

4 persona e kanë humbur betejën me virusin Korona edhe atë dy nga Shkupi, një nga Kavadari dhe një nga Sveti Nikolla.

Virusin kanë arritur ta mposhtin 93 vetë, shumica nga Shkupi, Shtipi dhe Tetova. Për herë të parë pas disa muajsh numri i rasteve aktive është nën 3 mijë, përkatësisht 2991./Tv Malisheva

Share.