Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë, transmeton TV Malisheva.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119.061 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar 4 qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 131.803 raste pozitive, prej tyre 119.061 janë shëruar, 10.322 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.420 pacientë./Atsh

Share.