Të paktën katër persona u vranë në orët e para të mëngjesit të së hënës pasi forcat ruse bombarduan një qendër tregtare në Podil, afër Kievit. Forca e shpërthimit shkatërroi ndërtesën.
Sirenat e alarmit po dëgjohen gjithnjë e më shumë në kryeqytet. Situata vijon të mbetet më alarmante në Mariupol ku njerëzit po vuajnë nga mungesa e energjisë dhe ndihmës së parë.
“Në Mariupolin e rrethuar, avionët rusë hodhën bombë në një shkollë arti. Njerëzit ishin fshehur atje. Fshiheshin nga bombardimet. Nuk kishte pozicione ushtarake. Kishte rreth katërqind civilë”, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy.
Ushtria ruse u ofroi trupave ukrainase që mbrojnë portin strategjik të Mariupolit të linin armët dhe të dilnin nga qyteti përmes korridoreve humanitare, por ky propozim u refuzua nga autoritetet vendase. Moska nuk sqaroi sesi do të reagojë nëse ky afat nuk pranohej. /Euronews Albania
Qyteti verilindor i Kharkiv është po ashtu nën pushtetin e bombardimeve, por mbetet në duart e autoriteteve ukrainase. Shumica e popullsisë së saj civile u arratis drejt Perëndimit.
Presidenti Zelenski ka kritikuar Izraelin për hezitimin për të dërguar teknologjinë e tij të mbrojtjes raketore në Ukrainë, duke i thënë parlamentit se sistemet e mbrojtjes raketore izraelite janë më të mirat në botë dhe ato mund të “ndihmojnë patjetër popullin ukrainas”.
/TV Malisheva