Në fshatin Andriivka, rreth 60 km në veri perëndim të Kievit, kanë mbetur vetëm rrënoja. Ky fshat u çlirua dy javë më parë, pas një muaji nën pushtetin e forcave ruse.

“Këto copëza gjendet në rrugë, janë mbetje nga bombat”, shprehen banorët e mbijetuar.

Niveli i shkatërrimit këtu është drithërues, nuk ka asnjë shtëpi në fshat që të mos jetë goditur. Në shumë vende shohim këtë shenjë e cila tregon se në banesa mund të gjenden pajisje të pashpërthyera sikundër minat apo bombat  të cilat ndodhen ende përreth.

Të paktën 40 banorë janë vrarë nga ushtarët rusë. Gjashtë prej tyre u dogjën në varrezat e fshatit. Ata u zhvarrosën nga kopshtet ku ishin varrosur nga të afërmit e tyre. Mes tyre ishte dhe Yuri, djali i Mykola.

“Ata erdhën, u kërkuan të dalin nga shtëpia. Djali dhe gruaja e tij dolën, u kishin drejtuar armën në kokë. Nuk e vranë bashkëshorten, ajo u tha se kishte dy fëmijë. Ata vranë djalin, këtu ishte gjaku i tij, ende ka gjurmë”, u shpreh Mykola Kravchenya.

Youri ishte mes viktimave të vrarë pasi tanket ruse u sulmuan nga forcat ukrainase.

“Ata i akuzuan se kishin dhënë informacione përmes telefonave të tyre. Kanë kaluar 44 ditë. Nuk kam më lot.. Çfarë të bëj. Një baba duhej të varroste djalin e tij. Gjëja më e rëndësishme është që ai nuk e tradhtoi Ukrainën. Kjo është më e rëndësishmja”, tregon ajo më tej.

Do të duhen disa javë derisa shumë familje të tjera në fshat të jenë në gjendje t’u sigurojnë  të afërmve të tyre një vend për të pushuar përgjithnjë.

/TV Malisheva

Share.