Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë të luajë, pavarësisht dhimbjeve pas lëndimeve të shumta dhe moshës që ka.

Ibrahimovic dhe klubi i tij, AC Milan kanë vendosur që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një vit, përcjell TV Malisheva.

Zlatan Ibrahimovic do të nënshkruajë një kontratë të re me Milanin në ditët në vijim, raporton Fabrizio Romano.

Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2023. Paga e tij do të jetë rreth 1.5 milion euro.

Share.