Më 9 maj, Rusia shënoi 75 vjetorin e fitores Sovjetike kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, por vetëm me disa fluturime aeroplanësh ushtarak dhe disa fishekzjarrë. Kjo pasi së paku 376 kadetë ushtarak rus janë infektuar me koronavirus, pasi që të njëjtit morën pjesë në prova për paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, e cila pastaj është shtyrë për më vonë, raporton The Moscow Times

Sipas një burimi të gazetës, provat e fundit për këtë paradë u zhvilluan më 16 prill, ditën kur presidenti rus Vladimir Putin shtyu këtë ngjarje dhe u zotua që do ta realizoj atë më vonë gjatë vitit 2020.

Virusi shpërtheu midis oficerëve dhe kadetëve në të paktën pesë akademi elitare ushtarake dhe një regjiment, nga më shumë se 40 të përfshirë, pas provave të paradës, artikulli citon të afërmit dhe pjesëmarrësit e paradës.

“Një video e postuar në YouTube, e filmuar nga një shofer autobusi ishte e vërtetë, më tha djali i im”, citohet të ketë thënë një nënë e një ushtari të brigadës së këmbësorisë, duke iu referuar pamjeve të pakonfirmuara të provave jashtë Moskës, të cilat tregonin turma të trupave të grumbulluara, të cilët shkelnin në mënyrë të qartë udhëzimet për distancim social.

Nëna e një kadeti ushtarak pranë Universitetit Ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, ka thënë për “The Moscow Times” që beson se oficerët kanë luajtur një rol të madh në përhapjen e COVID-19, më shumë sesa vetë provat.

“Kadetët e rregullt janë karantinuar që nga muaji mars, por oficerët, kuzhinierët dhe mësuesit mund të hynin e dilnin”, u citua të ketë thënë ajo.

Tutje, thuhet se përpjekjet e saj për të hetuar më tej lidhur me këtë u penguan nga një urdhër i presidentit rus Putin, cili hyri në fuqi të mërkurën e kaluar, i cili ndalon ushtarakët të ndajnë informacione me gazetarët.

Në anën tjetër bëhet e ditur se ushtria ruse, e cila premtoi se do t’i karantinojë të gjithë të përfshirët në prova muajin e kaluar pas infektimit të pjesëmarrësve, pohon të jenë testuar pozitiv me COVID-19 1 mijë e 132 kadetë dhe 1 mijë e 723 trupa ushtarak.

Ndryshe, Rusia përkujton fitoren sovjetike ndaj nazistëve çdo vit më 9 maj, me një shfaqje masive ushtarake në të cilën shihen me mijëra trupa dhe mjete të motorizuara ushtarake duke parakaluar nëpër Sheshin e Kuq dhe avion ushtarak duke fluturuar në formacione mbi qiellin e Moskës.

Ndërsa në paradën e këtij viti pritej të merrnin pjesë rreth 1 mijë e 500 pjesëtarë të ushtrisë, të cilët do të parakalonin në Sheshin e Kuq.

Parada e këtij viti ishte menduar të ishte një shfaqje kryesore e Putinit, me udhëheqës botërorë dhe veteranë nga e gjithë Rusia, të cilët ishin të ftuar të shikojnë dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje për katër ditë me radhë, transmeton KosovaPress.

Kujtojmë se Rusia ka raportuar numrin më të madh të rasteve të Evropës gjatë javës së kaluar me më shumë se 10 mijë të infektuar çdo ditë. Që nga e hëna, 221 mijë e 344 njerëz janë infektuar në të gjithë Rusinë, duke e renditur atë në vendin e tretë më të infektuar në botë dhe me një numër prej 2 mijë e 9 të vdekur nga COVID-19.

KosovaPress iu sjellë linkun ku mund të lexoni artikullin e plotë të “The Moscow Times”. https://www.themoscowtimes.com/2020/05/11/400-russian-cadets-infected-with-coronavirus-after-moscow-v-day-rehearsals-proekt-a70238/

Share.