Presidenti i Malit të Zi pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në konferencë para gazetarëve kanë fokur për bashkëpunimin në konsolidimin e stabilitetit në rajon dhe përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se jemi të bindur se është e mundur të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme ligjërisht e detyrueshme, afatgjatë, ne si fqinjë të përgjegjshëm duam ta mbështesim Kosovën, ne e bëjmë këtë edhe në kontaktet tona me Serbinë, ky është sigurisht interesi i tyre parësor, por është, më lejoni të mos gënjehem, një nga interesat më të rëndësishme të të gjithë neve që jetojmë në këtë rajon.

Gjukanoviq: Jemi të bindur se është e mundur të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme

“Jemi të bindur se është e mundur të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme ligjërisht e detyrueshme, afatgjatë, ne si fqinjë të përgjegjshëm duam ta mbështesim Kosovën, ne e bëjmë këtë edhe në kontaktet tona me Serbinë, ky është sigurisht interesi i tyre parësor, por është, më lejoni të mos gënjehem, një nga interesat më të rëndësishme të të gjithë neve që jetojmë në këtë rajon. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje do të përmirësohej dukshëm stabiliteti i këtij rajoni, me këtë krijohen kushtet për një angazhim më të plotë në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të rajonit tonë. Prandaj, ne besojmë në dialog dhe besojmë se partnerët tanë evropianë dhe amerikanë mund të na ndihmojnë në atë dialog. E mbyll me mirënjohje për vizitën dhe mirënjohje për propozimet miqësore dhe konstruktive që, jam i sigurt, do të çojnë në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona ndërshtetërore”, ka thënë Gjukanoviq gjatë konferencës për media.

Share.