42 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. ndërsa, nga 30 mostra të marra, 8 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Omicron. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës./TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

31 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529).

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 453.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Share.