Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 42 persona janë shëruar nga covid-19, 3 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 6 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, QRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2679 raste, prej tyre 2204 janë shëruar, 76 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 399 persona. /TV Malisheva

Share.