Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 43 raste të reja me koronavirus nga 335 testime të kryera dhe fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

Rastet e reja kanë rezultuar në Tiranë (23), pasuar nga Durrësi me katër, Kamza tre, Fieri, Vlora, Delvina, nga një qytetar në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnjë, Selenicë, Sarandë, Gramsh nga një qytetar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 939 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërkohë janë shëruar 147 qytetarë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 330.437 raste me koronavirus, prej tyre 325.911 janë shëruar, 939 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.587 pacientë.

Share.