Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës nga covid-19 janë shëruar 44 persona, 2 persona kane vdekur dhe janë regjistruar 14 raste të reja.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHKP-së, QRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë covid-19, e deri më sot, janë regjistruar 2719 raste, prej tyre 2389 janë shëruar, 79 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 251 persona. /TV Malisheva